E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Krimi në Ksamil, kush është pronari i kompleksit ku u vra francezi 20-vjeçar
Lajme

Krimi në Ksamil, kush është pronari i kompleksit ku u vra francezi 20-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Ksamilin, ku një turist francez 20-vjeçar, Miguel Mendes, është gjetur i pajetë në një shezlong në ambientet e kompleksit “Principotes”, një prej destinacioneve të njohura turistike në zonë.

Sipas të dhënave paraprake, i riu dyshohet se është vrarë me thikë pas një konflikti të nisur për motive që lidhen me një vajzë. Për ngjarjen është vënë në pranga 29-vjeçari Sokrat Vata, i cili punonte si truprojë në kompleks.

Vata është arrestuar disa orë pas ngjarjes në pikën e kontrollit në Levan. Sipas dyshimeve të hetuesve, ai po përpiqej të largohej nga zona dhe ishte fshehur në bagazhin e një automjeti.

Emri i pronarit të kompleksit rikthehet në vëmendje

Pas vrasjes, në fokus është rikthyer edhe emri i pronarit të kompleksit, Bekim Bulica, i cili është përmendur më herët në raportime të mediave franceze në kuadër të hetimeve për një grup shqiptar të dyshuar për trafik droge, pastrim parash dhe veprimtari kriminale.

Sipas raportimeve të “Le Parisien”, gjatë vitit 2025, tetë persona, mes tyre shtetas shqiptarë dhe një shtetas francez, u vunë nën akuzë në Francë në kuadër të një hetimi për shpërndarje droge.

Bulica ishte arrestuar në Francë në vitin 2021 dhe më pas ishte ekstraduar drejt Shqipërisë. Emri i tij është përmendur gjithashtu në lidhje me një hetim për një tentativë vrasjeje.

Kompleksi në Ksamil, i përmendur në raportimet e mëparshme

Kompleksi “Principotes & Tulum Resto Lounge”, i pozicionuar përballë Tre Ishujve në Ksamil, është përmendur në raportime të mëparshme si një prej bizneseve të lidhura me rrethin e Bulicës.

Ndërkohë, ngjarja e rëndë ka rikthyer në qendër të vëmendjes çështjen e sigurisë në Ksamil, një prej zonave më të frekuentuara turistike gjatë sezonit veror.

Policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për të zbardhur të plotë dinamikën e konfliktit, motivin dhe rrethanat që çuan në vrasjen e turistit francez.

Për çdo person të përmendur në lidhje me veprimtari të dyshuara kriminale, vlen parimi i prezumimit të pafajësisë deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.