E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e turistit francez në Ksamil, arresohet 29-vjeçari
Lajme

Vrasja e turistit francez në Ksamil, arresohet 29-vjeçari

Një 29-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi dyshohet se është autori i vrasjes së turistit francez Miguel Mendes, 20 vjeç, i cili u gjet i pajetë në orët e para të mëngjesit në Ksamil.

I dyshuari është identifikuar si Sokrat Vata, banues në Has dhe i punësuar si roje plazhi në hotelin “Principotes”. Ai u ndalua nga policia në një postbllok të ngritur në zonën e Levanit, pasi ishte larguar nga Ksamilit pas ngjarjes së rëndë.

Krimi ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit, ndërsa 20-vjeçari francez u gjet pa shenja jete rreth orës 05:15, i shtrirë në shezlongët e një plazhi pranë një lokali në Ksamil.

Nga këqyrja e trupit në morgun e Sarandës, grupi hetimor ka konstatuar disa plagë të shkaktuara me thikë në pjesën e shpinës dhe në kraharor. Dyshimet paraprake janë se plagët e marra kanë qenë fatale dhe i riu ka humbur jetën menjëherë.

Sipas të dhënave të para të hetimit, ngjarja dyshohet se është paraprirë nga një konflikt për motive të dobëta. Një nga pistat që po verifikohet nga autoritetet lidhet gjithashtu me një femër, ndërsa rrethanat e sakta që çuan në përplasjen mes dy personave vijojnë të jenë nën hetim.

Miguel Mendes kishte mbërritur në jug të Shqipërisë së bashku me një grup turistësh francezë, me qëllim që të kalonte pushimet në Ksamil.

Pas vrasjes, Sokrat Vata dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka kryer kontrolle dhe verifikime në disa zona për lokalizimin e tij, duke arritur ta identifikojë dhe më pas ta arrestojë në Fier.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës së konfliktit, motivit të vrasjes dhe rolit të autorit të dyshuar në ngjarjen e rëndë që tronditi Ksamilin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.