E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U tha se ishte francez, 20-vjeçari i vrarë në Ksamil rezulton portugez
Lajme

U tha se ishte francez, 20-vjeçari i vrarë në Ksamil rezulton portugez

Policia ka bërë të ditur të dhëna të reja për identitetin e të riut që humbi jetën në orët e para të mëngjesit në Ksamil.

Fillimisht, viktima ishte raportuar si shtetas francez, por pas verifikimeve të kryera nga autoritetet rezultoi se ai ishte shtetas portugez. Bëhet fjalë për Luis Miguel Varela Mendes, i datëlindjes 27 shtator 2005.

Identifikimi i viktimës është kryer përmes dokumentit të identifikimit, duke saktësuar edhe të dhënat e tij të plota.

Ndërkohë, hetimet janë zgjeruar edhe në lidhje me personat që dyshohet se kanë ndihmuar autorin e krimit të largohej nga vendi i ngjarjes.

Në fokus të grupit hetimor janë dy shtetas turq, në automjetin e të cilëve u gjet Sokrat Vata, 29-vjeçari i arrestuar disa orë pas ngjarjes në Levan të Fierit. Vata dyshohet si autor i vrasjes së 20-vjeçarit.

Sipas policisë, automjeti po udhëtonte në drejtim të Tiranës kur autoritetet kanë bërë të mundur kapjen e të dyshuarit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon verifikimet për të përcaktuar rolin e dy shtetasve turq, si dhe për të dokumentuar në mënyrë të plotë rrethanat dhe dinamikën e ngjarjes.

Autoritetet pritet të japin një informacion më të detajuar pas përfundimit të veprimeve të para hetimore.

Ksamil, Sarandë/Informacion shtesë

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në Ksamil, ku humbi jetën një shtetas i huaj, sqarojmë se:

Bazuar në të dhënat paraprake të disponueshme në momentet e para të ngjarjes, viktima u identifikua fillimisht si shtetas francez, me inicialet M. M. Në vijim të veprimeve hetimore dhe pas gjetjes së dokumentit të identifikimit, u konfirmua se ishte shtetas portugez, me inicialet L. V., i datëlindjes 27.09.2005.

Ndërkohë, hetimet janë përqendruar edhe në verifikimin e përfshirjes së dy shtetasve turq në automjetin e të cilëve u kap autori i dyshuar, ndërsa po e transportonin atë në drejtim të Tiranës.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, do të ketë njoftim të plotë në lidhje me këtë ngjarje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.