E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një ritëm i ri në Doganën e Durrësit, kontrollet po japin rezultate
Ekonomi

Një ritëm i ri në Doganën e Durrësit, kontrollet po japin rezultate

Goditja e fundit e realizuar në Portin e Durrësit i shtohet një serie rezultatesh të evidentuara gjatë muajve të fundit në një nga pikat më të rëndësishme doganore të vendit.

Nën drejtimin aktual të Degës Doganore Durrës vihet re një intensifikim i kontrolleve, analizës së riskut dhe bashkëpunimit me strukturat e tjera ligjzbatuese.

Rasti më i fundit, i realizuar në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, shihet si një tjetër sinjal i forcimit të kontrollit ndaj trafiqeve dhe veprimtarive të paligjshme që tentojnë të kalojnë përmes portit më të madh të vendit.

Burime pranë strukturave doganore bëjnë me dije se puna është përqendruar gjithnjë e më shumë te profilizimi i riskut, verifikimet e detajuara dhe koordinimi operacional me institucionet e tjera përgjegjëse.

Porti i Durrësit mbetet një nga pikat më të ndjeshme për shkak të volumit të lartë të mallrave, automjeteve dhe pasagjerëve që kalojnë çdo ditë, duke e bërë kontrollin doganor një element kyç në goditjen e kontrabandës dhe trafiqeve të paligjshme.

Rezultatet e muajve të fundit tregojnë një ritëm të shtuar të punës në Degën Doganore Durrës, ku fokusi duket se po zhvendoset gjithnjë e më shumë nga kontrollet rutinë drejt rezultateve konkrete në terren.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.