Kapet kokainë dhe heroinë te 313-ta të fshehur brenda ushqimeve
Një sasi lënde e dyshuar narkotike është zbuluar gjatë një kontrolli në hyrje të IEVP “Jordan Misja”, i njohur si burgu 313 në Tiranë, pasi dyshohet se po tentohej të futej në ambientet e institucionit.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, gjatë kontrolleve janë sekuestruar 17 doza të dyshuara kokainë dhe 13 doza të dyshuara hashash.
Lënda narkotike dyshohet se ishte fshehur në ushqimet e sjella nga një familjar për një të burgosur me mbiemrin Asllani, i cili ndodhet në institucion për shkak të një procedimi për veprën penale të vrasjes.
Autoritetet kanë identifikuar personin që dyshohet se tentoi të fuste lëndën narkotike në burg. Sasia e sekuestruar pritet t’i dorëzohet organit të akuzës, i cili do të vijojë hetimet për të dokumentuar ngjarjen dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.
Ndërkohë, kontrollet janë shtrirë edhe në ambientet e brendshme të burgut 313, përfshirë qelitë, me qëllim verifikimin e pranisë së sendeve apo materialeve të tjera të ndaluara.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



