RENEA dhe Policia aksion në Korçë, kërkohet i dënuari me 18 vite burg
Forcat RENEA dhe efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë kanë zhvilluar një operacion për lokalizimin dhe kapjen e një personi të dënuar me 18 vite burg për vrasje.
Sipas informacioneve paraprake, Policia kishte siguruar të dhëna se i kërkuari mund të fshihej brenda një pallati në qytetin e Korçës.
Pas marrjes së informacionit, forcat RENEA dhe Policia e Korçës kanë kontrolluar ambientet e pallatit. Megjithatë, personi i kërkuar nuk është gjetur.
Operacioni për lokalizimin dhe arrestimin e tij vijon.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



