E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skafi merr flakë në Ksamil, shpëtohen  turistët gjermanë
Lajme

Skafi merr flakë në Ksamil, shpëtohen turistët gjermanë

Një skaf është përfshirë nga flakët këtë të mërkurë, 2 shtator, në zonën e njohur si “Pema e Thatë”, në Ksamil.

Në bordin e mjetit lundrues ndodheshin katër turistë gjermanë. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare mbërritën menjëherë në vendngjarje.

Katër turistët u evakuuan nga skafi dhe u transportuan me mjetin e Policisë drejt bregut. Sipas autoriteteve, ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pësuar dëmtime.

Turistët gjermanë falënderuan punonjësit e Policisë për ndërhyrjen në kohë.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.