E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ngjarja e Librazhdit/ I sëmuri mendor vret me sëpatë bashkëfshatarin që po pastronte rrugën
Lajme

Ngjarja e Librazhdit/ I sëmuri mendor vret me sëpatë bashkëfshatarin që po pastronte rrugën

Një 50 vjeçar mbeti i vdekur sot në në fshatin e thellë malor, Orenjë të Librazhdit pasi u qëllua brutalisht me sëpatë nga fqinji i tij. Viktima është Idriz Bica, ndërsa policia ka arrestuar autorin e krimit, Fiqiri Askurti, që nga të dhënat e para thuhet se ka probleme të shëndetit mendor. Viktima ka qenë duke pastruar rrugën e fshatit të zënë nga bora dhe nuk dihet se në çfarë rrethanash është konfliktuar me autorin që më pas ka marrë sëpatën dhe e ka goditur për vdekje.

Në një njoftim për mediat policia e qarkut të Ebasanit tha: “Më datë 25.01.2018 në sallën operative Librazhd ka ardhur një telefonatë se në fshatin Zdrajç një shtetas është vrarë me sopatë. Shërbimet e policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore konstatuan se Idriz Byci, rreth 50 vjeç i cili kishte qenë duke pastruar rrugën në këtë fshat, dyshohet të jetë vrarë me sopatë nga shtetasi F. A., rreth 50 vjeç që dyshohet të jetë i sëmurë mendor. Autori i krimit është vënë në pranga”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.