E hënë, 26 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Agron Llakaj merr dhe Albano Bogdon në “Portokalli”
Lajme

Agron Llakaj merr dhe Albano Bogdon në “Portokalli”

Sezoni i ri i “Portokalli” pritet të sjellë ndryshime në kastin e aktorëve, ndërsa një emër i njohur i humorit mund t’i shtohet Top Channel.

Bëhet fjalë për Albano Bogdon, i cili po përflitet se do jetë pjesë e kastit të “Portokalli” pas një fotografie të publikuar nga aktori Visjan Ukcenaj.

Ukcenaj ka ndarë në rrjetet sociale një foto krah Bogdos, të realizuar në sallën e mbledhjeve në Top Channel. Prania e dy aktorëve në ambientet e televizionit ka mjaftuar për të nxitur aludimet se Bogdo mund t’i bashkohet kastit të sezonit të ri.

Megjithatë, deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga Top Channel për përfshirjen e Albano Bogdos në program. Kështu, mbetet për t’u parë nëse fotografia është thjesht një takim mes kolegësh apo sinjali i vajtjes së tij në skenën e “Portokalli”.

Ndërkohë, një rikthim tashmë i konfirmuar është ai i Agron Llakajt, i cili pas 16 vitesh do të rikthehet në drejtimin e spektaklit. Llakaj do të jetë njëkohësisht moderator dhe aktor, ndërsa në krah të tij do të jetë Kiara Tito.

Sezoni i ri do të ketë premierën live më 2 tetor, ndërsa transmetimi në ekran do të nisë më 4 tetor.

“Portokalli” ka paralajmëruar gjithashtu prurje të reja në kast, ndërsa nga 2 deri më 16 shtator zhvillohen audicione për aktorë, imitues dhe autorë skeçesh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.