Revolta e shqiptarëve nuk ndalet, zbardhet porosia e Ramës për socialistët
Detaje të reja janë bërë publike nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku kryeministri Edi Rama ka diskutuar me deputetët e mazhorancës për situatën e krijuar pas protestave të zhvilluara gjatë dy javëve të fundit.
Në fjalën e tij, Rama është ndalur te qëndrimi që duhet të mbajnë socialistët përballë protestuesve, duke u kërkuar të shmangin përfshirjen në përplasje dhe të tregojnë vetëpërmbajtje në një klimë të tensionuar politike.
Sipas deklarimeve të raportuara nga mbledhja, kreu i qeverisë ka theksuar se nuk do të lejohet vandalizimi i qytetit, ndërsa ka porositur deputetët që të mos u përgjigjen kundërshtarëve politikë duke hyrë në përplasje me ta.
“Nuk do të lejojmë vandalizimin e qytetit. Nuk do të biem në nivelin e kërkesave që nuk kanë sens dhe janë të ulëta”, mësohet të jetë shprehur Rama gjatë takimit me deputetët socialistë.
Mesazhi i kryeministrit vjen në një periudhë kur protestat e zhvilluara në Tiranë kanë shtuar tensionet mes qeverisë dhe kundërshtarëve të saj. Në këtë kontekst, Rama ka kërkuar që përfaqësuesit e mazhorancës të mos përfshihen në përplasje, ndërsa ka riafirmuar qëndrimin e tij kundër akteve të vandalizmit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



