(Video) Lirimi i Durim Keçit nga Gjykata, flet avokati: Kërkesa e palës italiane, qëndrim racist
Pas lirimit të Durim Keçit nga Gjykata e Durrësit, avokati i tij, Ilia Ilia, ka folur për mediat ku ka sqaruar procedurën e ndjekur që i mundësoi pafajësinë. Avokati ka sqaruar se kërkesa e palës italiane është zëvendësuar me njohje të vendimit.
Në këto kushte gjykata shqiptare bën njohjen e vendimit, duke u bazuar në dispozitat ligjore për marrëdheniet juridiksionale me jashtë dhe Kodit të procedures penale shqiptare si dhe të Kodit Penal Shqiptar.
Ilia sqaroi më tej, se Keçit i janë njohur 8 vite e nëntë muaj burg, ndërsa e njëjta kerkesë ka qenë edhe nga ana e organit të akuzës.
Dosja “Kanun”, sipas avokatit Ilia, është një qëndrim rracist i autoriteteve italiane, pjesë e të cilës janë rreth 140 persona me origjinë nga Shijaku, pjesë e të cilës ka qenë dhe i mbrojturi i tij, Durim Keçi.
Gjykata e Durrësit më datë 19 dhjetor të 2017, vendosi të nxjerrë nga burgu Durim Keçin me argumentin se e ka kryer denimin në Itali, për veprat penale që rëndonin mbi të. Me datë tre janar të këtij viti, vendimi mori formën e prerë dhe në datë 22 Keci la qelinë për t’iu rikthyer jetës normale.
Vendimi i gjykatës:


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



