E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tronditet Tropoja! 4 punonjës të bashkisë i zë korrenti, 1 i vdekur
Lajme

Tronditet Tropoja! 4 punonjës të bashkisë i zë korrenti, 1 i vdekur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Bajram Curr, ku një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur pasi kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Sipas të dhënave paraprake, incidenti është regjistruar në hyrje të qytetit, në një moment kur katër punonjës të Bashkisë Tropojë po kryenin punime për ndriçimin e rrugës dhe trotuarit.

Gjatë punës, punonjësit dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike. Për pasojë, njëri prej tyre nuk ka mundur të mbijetojë, ndërsa tre të tjerët kanë pësuar dëmtime dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të incidentit, si dhe mënyrën se si ka ndodhur kontakti me energjinë elektrike.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive të mundshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.