Kamioni i “Geci-t” përplas për vdekje 70-vjeçarin me biçikletë
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur më 5 shtator 2026 në lagjen nr. 15 në Durrës, ku një 70-vjeçar që po lëvizte me biçikletë ka humbur jetën pasi u përplas nga një kamion.
Sipas njoftimit të Policisë, viktima është shtetasi S. M., 70 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e përplasjes.
Kamioni drejtohej nga shtetasi U. D., i cili pas aksidentit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Nga pamjet e publikuara pas ngjarjes, kamioni që përfshihet në aksident rezulton të jetë i kompanisë “Geci” sh.p.k.
Ndërkohë, grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Autoritetet po kryejnë veprimet procedurale për të dokumentuar dinamikën e përplasjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë lidhur me ngjarjen tragjike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



