E hënë, 26 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dash inspektori, Lal Taksidari dhe karburanti që hodhi në erë Bërrylin
Lajme

Dash inspektori, Lal Taksidari dhe karburanti që hodhi në erë Bërrylin

Kur u zgjodh Lali kryetar bashkie në 2015-ën, shpikën një skemë këta. Rritën me 160 herë tarifën e rilicencimit të pikave të karburanteve.

Stacionet e karburanteve paguanin në atë kohë 300 mijë lekë të vjetër për licencim/rilicencim, kurse këta e bënë 50 milionë lekë për çdo pikë karburanti, me rinovim një herë në pesë vjet. Tregtarët e karburanteve e çuan çështjen në gjykatë.

Gjykata i tha Lalit: shumë mirë që po e rrit tarifën me 160 herë ti, por çfarë ke shtuar ose përmirësuar te shërbimi që u jep këtyre? Ose si e ke rritur apo përmirësuar shërbimin me 160 herë? (Tarifa, ndryshe nga taksa, paguhet përkundrejt një shërbimi që privatët marrin nga shteti.)

Nejse, rritja e tarifës u rrëzua në gjykatë. Çfarë bënë këta? E rikthyen me një marifet tjetër dhe e vunë 30 milionë lekë të vjetër, çdo pesë vjet, për çdo pikë karburanti. (Këtë e ha mileti gjithmonë në çmimin e naftës.)

Tani, shërbimi që presupozohet se jep shteti përkundrejt kësaj tarife është siguria. Inspektoratet dhe trupat e shtetit, një herë në pesë vjet, shkojnë dhe kontrollojnë pikën për çdo element të sigurisë. Kur kushtet përmbushen, rinovojnë licencën. Në të kundërt, e rrëzojnë. Pas kësaj, Bashkia merr tarifën 30-milionëshe.

Arsyeja pse tarifa paguhet një herë në pesë vjet ka po ashtu lidhje me sigurinë. Kjo sepse kushtet e sigurisë ndryshojnë, hyjnë produkte të reja e kështu me radhë, ndaj është e detyrueshme që licenca të rinovohet çdo pesë vjet.

Sot ia vunë minat Bërrylit këta. Tani duhet pyetur Dashi i gjelave në Peqin se si i kishte përmbushur kushtet e sigurisë kjo pikë poshtë pallatit te Bërryli dhe të gjitha pikat e tjera poshtë pallateve në Tiranë e kudo. Kurse Lal Taksidari, që merr lekët, duhet pyetur se si e rriti sigurinë me 160 herë.

Shtet karagjozësh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.