E diel, 29 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Bënin ‘kërdinë’ me vjedhje, arrestohen 3 ‘skifterë’ në Patos
Lajme

Bënin ‘kërdinë’ me vjedhje, arrestohen 3 ‘skifterë’ në Patos

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Fierit, pasi dyshohet se janë përfshirë në një seri vjedhjesh dhe tentativash për vjedhje të banesave në zonën e Patosit.

Në pranga kanë përfunduar një 43-vjeçar dhe një 31-vjeçar, të dy banues në Gjirokastër, si dhe një 41-vjeçar me banim në Tepelenë.

Tre të dyshuarit janë kapur në qendër të Patosit, teksa udhëtonin me një automjet. Operacioni është realizuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.

Gjatë kontrollit fizik të të arrestuarve, policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të lëndës narkotike cannabis sativa. Një tjetër sasi e së njëjtës lëndë është gjetur më pas gjatë kontrollit në banesën e njërit prej tyre.

Dy banesa të grabitura, të tjera në shënjestër

Sipas hetimeve të policisë, tre personat dyshohet se kanë kryer dy vjedhje më 5 dhe 6 gusht, në lagjen “1 Maji” dhe në fshatin Dukas të Patosit.

Nga këto dy banesa dyshohet se janë marrë bizhuteri floriri, 3500 euro dhe dy telefona celularë.

Hetuesit dyshojnë se grupi ka vijuar aktivitetin edhe më 9 shtator, kur tre të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të hyjnë për të vjedhur në dy banesa në fshatin Zharrëz të Patosit.

Policia po vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht aktivitetin e dyshuar kriminal të tre personave dhe për të verifikuar nëse ata janë të përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjesh.

Hetimet po kryhen në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe nën drejtimin e Prokurorisë, ndërsa po verifikohen episode të tjera të mundshme në qarqet Fier dhe Gjirokastër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.