Dita e 106-të e protestës, diaspora zbret sërish në Tiranë
Protesta kundër qeverisë ka hyrë sot në ditën e 106-të radhazi, ndërsa lëvizja qytetare pritet të marrë sërish një pjesëmarrje të konsiderueshme nga diaspora shqiptare.
Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Kryeministrisë, emigrantë shqiptarë të ardhur nga vende të ndryshme të Europës do t’u bashkohen protestuesve në Tiranë.
Pjesëmarrësit dhe organizatorët kanë paralajmëruar një tjetër tubim masiv, duke e vendosur si kërkesë kryesore dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama.
Sipas përfaqësuesve të protestës, rikthimi i diasporës në shesh synon t’i japë një tjetër shtysë lëvizjes dhe të rrisë pjesëmarrjen në protestat e zhvilluara në kryeqytet.
Ata kanë deklaruar se qëndresa do të vijojë edhe në ditët në vazhdim, deri në përmbushjen e kërkesave të tyre politike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



