Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, reagon Rama: Marre!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas shpalljes së vendimeve nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë për ish-drejtuesit e UÇK-së, proces që ka tërhequr vëmendje të gjerë në Kosovë dhe Shqipëri.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka komentuar shkurt vendimet e gjykatës, duke përdorur vetëm një fjalë: “Marre”.
Reagimi i kryeministrit shqiptar vjen në një ditë kur në Hagë po shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Sipas vendimeve të shpallura gjatë seancës, Kadri Veseli është dënuar me 18 vite burgim, ndërsa Jakup Krasniqi është dënuar me 25 vite burgim.
Ndërkohë, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shpallur fajtor për krime lufte dhe është dënuar me 25 vite burgim.
Procesi gjyqësor në Hagë lidhet me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të ngritura ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Vendimi i shkallës së parë shënon përfundimin e një procesi disa-vjeçar në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



