E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas Bradasheshit, “furtunë” kontrollesh në burgje
Lajme

Pas Bradasheshit, “furtunë” kontrollesh në burgje

Gjendet celular në paraburgimin e Durrësit

Sekuestrimi i pajisjeve wireless dhe pijeve alkoolike në ambientet e paraburgimit të Bradasheshit ka sjellë shtimin e kontrolleve në burgjet dhe paraburgimet në të gjithë vendin.

Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale ka urdhëruar kontrolle në të gjitha institucionet, pas ndërhyrjes së kryer në Bradashesh, ku mes personave të izoluar ndodhen edhe Ergys Agasi dhe biznesmeni Orest Sota.

Agasi dyshohet nga autoritetet si drejtues i një grupi kriminal që ka vepruar brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, ndërsa Orest Sota ndodhet në paraburgim në kuadër të dosjes “Aruba”.

Gjatë kontrolleve në Bradashesh u sekuestruan pajisje wireless, të cilat janë dërguar për ekzaminim në laboratorin e specializuar të SPAK. Ndërkohë, për pijet alkoolike është bërë referim në Prokurorinë e Elbasanit, për veprën penale që lidhet me futjen e sendeve të paligjshme në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Kontrollet janë shtrirë tashmë edhe në paraburgimin e Durrësit, ku mbahen persona të arrestuar dhe të akuzuar në çështje të ndryshme, përfshirë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë.

Gjatë kontrolleve në këtë institucion është gjetur dhe sekuestruar një telefon celular. Në mesin e personave që mbahen në paraburgimin e Durrësit është edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Ndërkohë, kontrolle dhe verifikime janë duke u zhvilluar edhe në institucione të tjera penitenciare në vend, ku raportohet se janë evidentuar sende të palejuara.

Operacioni i kontrollit pritet të vijojë në ditët në vazhdim, ndërsa materialet dhe sendet e sekuestruara do t’u nënshtrohen verifikimeve nga strukturat përkatëse.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.