E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Baste sportive pranë shkollave në Tiranë, arrestohen 2 persona
Lajme

Baste sportive pranë shkollave në Tiranë, arrestohen 2 persona

Një operacion i Policisë së Tiranës kundër organizimit të paligjshëm të basteve sportive ka çuar në arrestimin e dy personave dhe procedimin penal të dy të tjerëve, përfshirë një të mitur 17-vjeçar.

Operacioni, i koduar “WEB page”, u zhvillua në kuadër të kontrolleve të kryera në zonat pranë institucioneve arsimore, me fokus evidentimin dhe goditjen e aktiviteteve të paligjshme që zhvillohen në afërsi të shkollave.

Në përfundim të kontrolleve, policia evidentoi dy lokale ku, sipas saj, organizoheshin dhe vendoseshin baste sportive në mënyrë të paligjshme përmes celularëve.

Në pranga përfunduan Denis Gjoka, 24 vjeç, dhe Kastriot Çuka, 48 vjeç. Ndërkohë, nisi procedimi penal për I. M., 54 vjeç, si dhe për një 17-vjeçar.

Sipas policisë, në njërin prej lokaleve, që administrohej nga 48-vjeçari Kastriot Çuka, 24-vjeçari Denis Gjoka u kap në flagrancë duke vendosur baste sportive. Në të njëjtin ambient ndodhej edhe 54-vjeçari, i cili dyshohet se ishte i përfshirë në këtë veprimtari.

Kontrollet zbuluan aktivitet të ngjashëm edhe në një lokal të dytë. Brenda tij u konstatua një 17-vjeçar, i cili ishte i punësuar në subjekt dhe, sipas policisë, kryente veprimtarinë e vendosjes së basteve sportive.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 telefona celularë, në të cilët ishin aktive faqe të përdorura për vendosjen e basteve sportive.

Policia e Tiranës bën me dije se kontrollet në zonat përreth institucioneve arsimore do të vijojnë, në kuadër të masave të ndërmarra për garantimin e sigurisë së nxënësve dhe parandalimin e aktiviteteve të paligjshme pranë shkollave.

Materialet procedurale për rastin i janë referuar Prokurorisë për vijimin e veprimeve hetimore dhe procedurale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.