Spartak Ngjela zbulon ‘kurën’ për të mposhtur xhelozinë
Avokati foli për dashurinë, marrëdhëniet dhe njohjet përmes rrjeteve sociale, duke treguar edhe si, sipas tij, mund të “kurohet” xhelozia.
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka qenë i ftuar në emisionin “She’s On Air”, ku ka folur për dashurinë, marrëdhëniet dhe raportin e tij me femrat.
Gjatë bisedës me moderatoret, Ngjela u pyet edhe për xhelozinë dhe mënyrën se si mund të përballet një person me këtë ndjenjë. Përgjigjja e tij ka tërhequr vëmendje, pasi avokati tha se ka gjetur një mënyrë për ta luftuar xhelozinë, duke e cilësuar atë si një lloj “kure”.
Sipas Ngjelës, për të kapërcyer xhelozinë duhet të pranosh që e dashura të shkojë me një person tjetër. Ai e lidhi këtë qëndrim edhe me mënyrën se si e interpreton filozofia ndjenjën e xhelozisë.
“Për të hequr xhelozinë, duhet të bësh një ‘antibiotik’, një ndërhyrje të madhe! Më pyeti një njeri që është shumë i lartë në politikë sot: Si e ke bërë? Si e ke hequr xhelozinë?
Duhet të durosh që e dashura jote të shkojë me një tjetër. Kjo nuk është durim, është kurë. Pse? Sepse filozofia më ka mësuar që xhelozia është urrejtje. Ju e dini atë thënien në Shqipëri: “Sa më e madhe xhelozia, aq më e madhe dashuria”, por jo. “Sa më e madhe xhelozia, aq më e madhe urrejtja”.”
Biseda vijoi edhe me pyetjet rreth njohjeve dhe komunikimit në rrjetet sociale. I pyetur nëse vajza apo gra i shkruajnë në Facebook për ta ftuar për kafe, Ngjela u përgjigj se kjo ka ndodhur dhe se ai i ka pranuar këto ftesa.
Më tej, moderatoret e pyetën nëse në shumicën e rasteve janë gratë ato që e zgjedhin atë për një takim apo nëse është vetë Ngjela që zgjedh me kë dëshiron të dalë.
Avokati u shpreh se, për shkak të njohjes publike, janë gratë ato që i japin përparësi në njohje. Ai foli gjithashtu për praninë e tij në emision, duke e cilësuar atë si diçka të “sforcuar” dhe jo vullnetare.
“Personi që është i njohur botërisht janë ato që të japin përparësi në njohje. Pse? Unë jam këtu. Kjo që jam këtu është e sforcuar, nuk është vullnetare. Kam ardhur i detyruar. Kam thënë një ‘po’ dhe kam ardhur, në këtë kuptim. Një marrëveshje”.
Deklaratat e Ngjelës u bënë në kuadër të bisedës së tij në emisionin “She’s On Air”, ku tema e marrëdhënieve dhe dashurisë u trajtua përmes një sërë pyetjesh personale drejtuar avokatit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



