E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trondit Ngjela: Berisha non-grata, për shkak të lidhjeve me Al Kaedën
Lajme

Trondit Ngjela: Berisha non-grata, për shkak të lidhjeve me Al Kaedën

Avokati Spartak Ngjela ka bërë deklarata të forta ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke theksuar se shpallja e tij “non grata” nga Shtetet e Bashkuara lidhet, sipas tij, me marrëdhënie me forca islamike dhe anti-amerikane, përfshirë edhe Al Kaedën.

Gjatë një interviste në një televizion, Ngjela u shpreh se statusi “non grata” nuk mund t’i hiqet më Berishës, duke argumentuar se vendimi është i pakthyeshëm dhe i bazuar në doktrinën amerikane.

“Saliu është non grata në SHBA, ai që është non grata në Amerikë nuk të pranon i gjithë perëndimi. Është non grata atje me vendim të parlamentit jo presidentit dhe ata e kanë doktrinë non gratën. Nuk hiqet non grata sepse ka lidhje me Al Kaedën. Saliu ka pasur marrëdhënie me forcat islamike. Non grata i është vënë për këtë që ka marrëdhënie me forcat anti-amerikane e keni në motivin e non gratës këtë”, deklaroi Ngjela.

Më tej, ai theksoi se Berisha nuk gëzon mbështetje elektorale dhe se, sipas tij, qëndrimi në krye të PD-së lidhet vetëm me shqetësimet personale përballë drejtësisë.

“Berisha s’ka vota, pse rri? Detyron edhe partinën që të jetë pa vota, përplasen dy interesa interesi i partisë dhe ai individual, pse ndodh kjo. Ai është i shqetësuar për akuzën penale, ka nisur gjyqi. Nuk mund të jetë i qetë. Por ka një gjë, se nëse ai dënohet edhe me një muaj nuk pranohet që të jetë në politikë. Atëherë njeriu më i mërzitur është Rama. Po të mos jetë Saliu nuk fiton dot Rama. Duhet që të qëndrojë Saliu. Shikoni se si ka vepruar Rama kur mund të ndryshohet Saliu si kryetar i PD. Një kryetar që thërret protesta dhe si shkojnë njerëz duhet që të ik kryetari, po ai ka hall se është në proces penal”, tha Ngjela.

Duke komentuar edhe protestën e nismës “Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt, Ngjela u shpreh skeptik për peshën elektorale të partive të vogla, duke theksuar se skena politike shqiptare mbetet e dominuar nga dy forcat kryesore.

“Lapaj lodhet kot nuk ka vota, e kanë provuar, pse do të flasim kot. Partitë që marrin vota janë dy PD dhe PS. S’kanë vota, politika perëndimore është bipolare nuk ndryshon”, përfundoi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.