Ngjela shpërthen ndaj Ramës: U kthye Enver Hoxha në Shqipëri!
Protestat kundër qeverisë vijojnë prej 27 ditësh radhazi, ndërsa qytetarët kërkojnë largimin e ekzekutivit dhe dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama.
Në këtë klimë të tensionuar politike, avokati Spartak Ngjela ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e krahasuar kryeministrin me ish-diktatorin Enver Hoxha, lidhur me deklaratat për përfshirjen e “agjenturave të huaja” në organizimin e protestave.
Sipas Ngjelës, retorika e përdorur nga Rama ngjan me atë të regjimit komunist, ku çdo kundërshtim konsiderohej si i nxitur nga faktorë të jashtëm.
Ai thekson se kryeministri, në mënyrë të pavetëdijshme, synon të projektojë një figurë me autoritet absolut, të ngjashëm me atë të periudhës së diktaturës, por shton se një gjë e tillë është e pamundur në kushtet aktuale.
Në argumentimin e tij, Ngjela nënvizon se sistemi i sotëm politik dhe konteksti demokratik nuk lejojnë rikthimin e modeleve të së kaluarës, duke theksuar se pushteti në diktaturë mbahej përmes forcës dhe jo përmes votës.
Ai shprehet se çdo përpjekje për të ndërtuar një autoritet të tillë në kohët moderne është e destinuar të dështojë, pasi kërkon një strukturë shtetërore që nuk ekziston më.
Reagimi i plotë i Ngjelës vjen në një moment kur tensionet politike në vend mbeten të larta, ndërsa protestat vazhdojnë pa shenja tërheqjeje.
Postimi i plotë:
U kthye Enver Hoxha në Shqipëri.
Rama dje na tha për protestën kundër tij se ajo ishte organizuar nga agjenturat e huaja antishqiptare.
Njélloj si Ener Hoxha, sepse edhe ai, çdo lëvizje shoqërore që vepronte kundër tij, e quante si të organizuar nga agjenturat e huaja.
Po imitônhet Enver Hoxhën nga Edi Rama, në shumë aspekte :
Rama ecën si Enver Hoxha, kërkon të argumentojë me stilin e tij, se po kerkon që të kete edhe Rama forcën e tij.
Dhe, a e dini pse?
Sepse Rama e ka në inkoshientin e tij ziline për të pasur ai një forcë diktatoriale, si ajo e Enver Hoxhës.
Por a mund ta arrijë dot?
Kjo është e pamundur, sepse Rama nuk e ka në favor kohën aktuale, në një kohë kur Enver Hoxha, kohën ́ e tijj, nuk e kishte të fituar ́nga votat, por nga gryka e pushkës.
Por, a mund të kërkohet të arrihet forca e diktatorit pa qenë bërë me parë vetë shteti një diktaturë partiake e organizuar?!
Jo, sigurisht që nuk mund të kërkohet.
Por ja, Rama, pikërisht për këtë kërkesë që po kerkon, kuptohet se ai është në lajthim, dhe, lajthim, në gjuhën shqipe do të thotë: një gabim i kryer pa dashje, i cili të jep forcë për të besuar në një kërkesë, e cila nuk mund të realizohet.
Spartak Ngjela
Tiranë më:
26 qershor 2026
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



