“Injorant, i pashkollë”, plas keq sherri mes Ngjelës dhe Maliqit
Lefter Maliqi dhe Spartak Ngjela u përfshinë në një debat të fortë televiziv, ku tensionet kaluan në përplasje personale dhe akuza të ndërsjella.
Debati u zhvillua në një emision televiziv dhe nisi që në momentin kur Ngjela reagoi ndaj pranisë së Maliqit në studio.
“Kush është ky ore? Kush është ky?”, u shpreh Ngjela, duke sjellë reagimin e menjëhershëm të Maliqit, i cili iu përgjigj: “Ik fli gjumë, ik”.
Përplasja u thellua më tej teksa diskutimi kaloi te situata politike dhe opozita në Shqipëri, ku palët shkëmbyen akuza dhe komente të ashpra.
Debati
Ngjela: PD është në krizë zotëri, nuk fiton dot gjë. Kush është kriza e PD-së? Saliu. Si mund të fitojë një njeri që është non grata në Amerikë? Po ne pa Amerikën vdesim ore. Si më bëni këto pyetje, bashkë e kemi mbyllur diskutimin. Kush është ky ore ejj? Ika unë.
Maliqi: O Ngjela ik fli gjumë se me ditë je. Kur SPAK bëri kërkesë për heqjen e imunitetit të Berishës, pse nuk reagoi Rilindja? Kthe përgjigje. Meqë po merresh me Metën dhe me të tjerët. Përsa i përket Berishës, ti e ke personale me të. Mos m’u hidh mua ande-këtej. Ti pensionist, merr ato tespiet dhe numëroi. Mos më thuaj mua kush je ti dhe kush jam unë.
Ngjela: Ti je i pashkollë
Maliqi: Ti avokat i dështuar je, më thuaj mua një proces gjyqësor që ke fituar. Hajde në studio dhe debatojmë. Mos më trego mua përralla me mbret
Ngjela: Zotëri do flasim bashkë ne apo të iki unë?
Maliqi: Boll ore ik fli gjumë atje. Merr një arkivol atje dhe ik se për atë punë je. Je në arkivol politik. Nuk gjykon dot as Metën dhe as Berishën. Ti je një plak i rrjedhur dhe avokat i dështuar. Unë jam Lefter Maliqi, kryetar komune që kam dalë kundër të majtës dhe të djathtës. Kush je ti?
Ngjela: Ministër Drejtësia kam qenë
Maliqi: Nëse ti je me Ramën, merr edhe një fotografi të Ramës dhe hajde këtu
Ngjela: Ore ti i stacionit, dëgjo këtu. Nëse ju ka dhënë Saliu këta që t’i merrni, unë nuk ju vij më në emision. Nxirre jashtë atë se iki unë.
Maliqi: Ik bëj vizitë nga sytë se nuk shikon mirë. Ngele nëpër media llak llak, Ilir Meta, Sali Berisha…
Ngjela: Prandaj e keni marrë këtë ju ore? Prishim marrëdhëniet bashkë për këta injorant. Mos t’ua shoh fytyrën më…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



