Aksioni i SPAK, masa sigurie edhe për një ekspert kriminalistik
Hetimi vijon me masa të tjera sigurie. Një prej personave nën masë është ekspert kriminalistik në Policinë e Shtetit.
Detaje të reja po dalin nga aksioni i SPAK, i cili ka sjellë zhvillime të rëndësishme në hetimin e lidhur me fraksionin e dosjes së AKSHI-t.
Pas masës së sigurisë të raportuar më herët ndaj drejtores së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, mësohet se në kuadër të të njëjtit hetim janë caktuar edhe dy masa të tjera sigurie.
Sipas burimeve, një prej personave ndaj të cilëve është vendosur masë sigurie është një ekspert kriminalistik në Policinë e Shtetit.
Të dhënat paraprake tregojnë se hetimi po zgjerohet dhe se autoritetet po verifikojnë rolin e disa zyrtarëve dhe personave të tjerë në kuadër të këtij fraksioni.
Më herët, GJKKO ka caktuar ndaj drejtueses së SHISH-it, Vlora Hyseni, masën e “arrestit në shtëpi”, si dhe pezullimin nga detyra. Ajo dyshohet për “përkrahje të autorit të krimit” dhe “zbulim të akteve ose të dhënave sekrete”.
Operacioni i SPAK vijon, ndërsa priten të tjera detaje mbi personat ndaj të cilëve janë caktuar masat e sigurisë dhe mbi veprat penale për të cilat ata po hetohen.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



