E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Agasi filmoi drejtoreshat në situata intime me qëllim që t’i shantazhonte
Lajme

Agasi filmoi drejtoreshat në situata intime me qëllim që t’i shantazhonte

Gazetari Artan Hoxha pretendon se në zyrën e Ergys Agasit janë gjetur materiale komprometuese, përfshirë edhe video intime me zyrtarë të lartë.

Gazetari Artan Hoxha bëri një deklaratë të fortë lidhur me aksionin e fundit të SPAK ndaj Vlora Hysenit e Ilir Prodës sa u takon hetimeve për Ergys Agasin.

Hoxha tha se Agasi ka pasur në zyrën e tij materiale shantazhuese dhe komprometuese jo vetëm në formën e dokumenteve, por edhe video “me pullë të kuqe”. Ai shtoi se zyrtarë të lartë të shtetit janë filmuar nga Agasi në situata intime me qëllim që më pas t’i shantazhonte.

“Provat janë aty. S’ke nevojë, t’i ka lënë Gysi në zyrë, e do me shkresë, me vulë të thatë, të njomë, e do me audio, me video, e do me video me pullë të kuqe, ai i ka lënë të gjitha aty. Problemi i SPAK është që i duhet një programues që t’i ndajë videot me foldera, sepse kur dalin këto me pullë të kuqe edhe ata çoriento­hen. I ka dhe ato, sepse ato janë prova shtrënguese”- tha Hoxha në Euronews duke shtuar më tej:

“Nëse ti lejon zyrtarë të rëndësishëm të shtetit shqiptar të filmohen atje në këto situata, çfarë mendon ti se ai do bëjë detyrën? Ai është kapur atje, ku do vejë. Ajo që nuk dimë është Rama ai që i është ulur në gjunjë, apo Gysi Ramës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.