E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vlora Hyseni-gazetares: Si kalon ti me agjentët serbë te Rogneri?
Lajme

Vlora Hyseni-gazetares: Si kalon ti me agjentët serbë te Rogneri?

Ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, është paraqitur në Gjykatën e Posaçme, ku pritet të njihet me masën e sigurisë të kërkuar ndaj saj. Në momentin e mbërritjes, Hyseni u përfshi në një përplasje verbale me një gazetare, duke i drejtuar akuza për kontakte të pretenduara me agjentë serbë.

Vlora Hyseni ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Posaçme përpara zhvillimit të seancës ku do të shqyrtohet kërkesa e organit të akuzës për masën e sigurisë ndaj saj.

Ish-drejtoresha e SHISH është shoqëruar nga forcat e sigurisë dhe, në momentin e hyrjes në gjykatë, nuk është ndalur për t’iu përgjigjur pyetjeve të tjera të gazetarëve lidhur me çështjen dhe hetimet ku ajo është përfshirë.

Megjithatë, përpara kamerave pati një përplasje verbale mes Hysenit dhe gazetares Klodiana Lala. Në momentin kur iu drejtuan pyetje për çështjen dhe për lidhjet e saj me biznesmenin Ergys Agasi, Hyseni iu përgjigj gazetares duke ngritur një pretendim për kontakte të saj me persona që i cilësoi si agjentë serbë.

“Klodi, si kalon ti me agjentët serbë në ambientet e Hotelit Rogner?”, është shprehur Hyseni.

Më pas, ish-drejtoresha e SHISH ka vijuar me një tjetër deklaratë, duke thënë:

“S’kam lënë takime me agjentë serbë në dhomat e hotelit Rogner, siç bën ti.”

Gazetarja komentoi në lidhje live më pas duke thënë “Se cilave takime i referohet Hyseni, do duhet t’i sqarojë kur të dalë se ishte një akuze shumë e fortë dhe një shantazh”.

Një sjellje e tillë është e papranueshme dhe përbën një tentativë të rëndë për të intimiduar një gazetare në ushtrimin e detyrës së saj.

Deklaratat u bënë në momentin e mbërritjes së Hysenit në GJKKO dhe përbëjnë pretendime të saj të drejtuara ndaj gazetares. Nuk ka në këtë deklarim një vendim gjyqësor apo konstatim të publikuar nga autoritetet që të vërtetojë akuzat e ngritura prej saj.

Tashmë pritet zhvillimi i seancës në Gjykatën e Posaçme, ku do të shqyrtohet kërkesa e prokurorisë dhe do të vendoset për masën e sigurisë ndaj ish-drejtoreshës së SHISH.

Çështja e Hysenit është pjesë e një hetimi më të gjerë ku në fokus janë edhe komunikimet dhe marrëdhëniet e saj me persona të tjerë të përfshirë në dosjen hetimore, mes tyre edhe biznesmeni Ergys Agasi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.