E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë pajisje teknologjike do të blejë Dritan Agolli me 1 mln euro?
Lajme

Çfarë pajisje teknologjike do të blejë Dritan Agolli me 1 mln euro?

Dritan Agolli është kthyer në një nga njerëzit që qarkullon më shumë para’ në Shqipëri, madje për nga vlera e tenderëve që realizon javë pas jave do t’ia kalonte edhe “sheikëve”. Kohët e fundit, Fondi Shqiptar i Zhvillimit jo vetëm ka zgjidhur qesen, por ka hapur arkën e buxhetit, duke tenderuar dhjetëra miliona euro për riparime rrugësh, aq sa Vox News raportoi pak javë më parë se me vetëm një dorë ka tenderuar plot 71 milionë euro, “për të mbushur gropat e rrugëve dhe për disa fasada”.

Ditët e fundit ka filluar që të shpërndajë këto fonde të kësaj “torte” gjigande, ndërsa ka vepruar me dinakëri, duke futur në lojë pikëzimin e firmave dhe jo kush ofron më shumë apo më pak. Një skemë që ngjason më shumë me “intervistat me gojë” sesa një vlerësim real, duke synuar që të gjitha fondet e akorduara të shkojnë te firmat e preferuara.

Por, paralelisht me këto tendera me shumë zero, që gjithmonë nuk dihet se ku shkojnë, i njëjti institucion ka hapur një tender të pazakonte për nga vlera, pasi të gjitha institucionet shtetërore për të tilla procedura kanë vlerë sa 1/10 apo 1/100 e shumës që po shpenzon vetë Tan Agolli.

“Sheiku” i Fondit Shqiptar të Zhvillimit - Çfarë
Faksimile: Njoftimi i tenderit të FHSZH-së për të blerë pajisje të teknologjisë së informacionit, me vlerë rreth 1 milionë euro

Sipas dokumenteve, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur një tjetër procedurë sërish me shumë zero, jo për të ndërtuar rrugë apo bërë fasada, por për të blerë disa pajisje të teknologjisë së informacionit.

Agolli është mësuar që të shpenzojë shumë para’ për tendera, aq sa edhe për kompjutera mund të ketë shtuar ndonjë zero. Në dokumente shkruhet se objekti I procedurës së prokurimit është “blerje pajisje dhe sisteme të teknologjisë dhe informacionit për nevoja të FSHZH”.

Fondi limit i tenderit është 85 milionë lekë, ose rreth 1 milionë euro. Një shumë e konsiderueshme, duke qenë se kërkohen të blihen kamera dixhitale, tastierë kompjuteri, ndërfaqe universal serial bus, monitorë, printer laser dhe kompjutera desktop. Aq shumë para’ ka Agolli sa të harxhojë këtë shumë të majme vetëm për këto pajisje? Kaq lekë nuk harxhojnë as televizionet për pajisje e jo ky fond, që duket se ka hapur thesin e shpenzimeve. Tashmë pyetja nuk është se sa do të jetë tenderi i radhës nga Agolli, por kush do ta ndalojë këtë “sheik”?!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.