Rama ‘zbarkon’ sërish te ‘Vila e Kuqe’, thërret drejtuesit politikë të PS
Kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, do të zhvillojë sot një takim me drejtuesit politikë të PS-së. Mbledhja është parashikuar të nisë në orën 14:00 dhe do të zhvillohet në ambientet e “Vilës së Kuqe”.
Në qendër të diskutimeve pritet të jetë bilanci i punës së bërë në terren gjatë dy javëve të fundit, në kuadër të nismës “Prania Besnike”.
Gjatë takimit pritet të shqyrtohet ecuria e kësaj nisme dhe angazhimi i strukturave socialiste në terren, ndërsa drejtuesit politikë do të raportojnë mbi zhvillimet dhe aktivitetin e zhvilluar në zonat që mbulojnë.
Mbledhja vjen në një moment kur Partia Socialiste po vijon organizimin e strukturave dhe aktivitetin politik në terren, me fokus te zbatimi i nismave të përcaktuara nga drejtimi i partisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



