Ngacmoi seksualisht nxënësen 13-vjeçare, arrestohet mësuesi 60-vjeçar
Një mësues 60-vjeçar në Lushnjë është arrestuar nga specialistët për Hetimin e Krimeve, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht përmes mesazheve një nxënëse 13-vjeçare.
Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet M. S., i cili ushtronte detyrën e mësuesit në një shkollë në Lushnjë.
Sipas dyshimeve të ngritura nga autoritetet, 60-vjeçari ka komunikuar me vajzën 13-vjeçare përmes mesazheve me përmbajtje që po hetohet si ngacmim seksual.
Pas veprimeve të para hetimore, policia ka bërë arrestimin e mësuesit, ndërsa çështja do të vijojë të hetohet nga organi i akuzës.
Materialet procedurale në lidhje me rastin i janë referuar Prokurorisë së Fierit, e cila do të kryejë veprimet e mëtejshme hetimore dhe procedurale.
Autoritetet nuk kanë bërë publike të tjera të dhëna mbi komunikimet apo rrethanat konkrete të rastit, ndërsa hetimi vijon për të dokumentuar plotësisht ngjarjen.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



