E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK dërgon për gjykim mjekun Edmond Gashi dhe dy të tjerë
Lajme

SPAK dërgon për gjykim mjekun Edmond Gashi dhe dy të tjerë

Mbyllen hetimet për skandalin e Onkologjikut

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për dosjen e Onkologjikut dhe ka dërguar çështjen në gjykatë, ku pritet të zhvillohet seanca paraprake për tre persona të dyshuar për veprat penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv.

Prokurori Elvin Gokaj ka depozituar kërkesën për dërgimin në gjykim të Edmond Gashit, koordinatorit Emiljano Lela dhe Mustafa Xhepmetajt, i cili dyshohet se ka korruptuar mjekë të përfshirë në skemën e hetuar.

Sipas të dhënave të hetimit, mjeku Edmond Gashi dyshohet se, në bashkëpunim me kolegë të tij, orientonte pacientë të diagnostikuar me sëmundje onkologjike drejt një klinike private.

Në qendër të hetimit është edhe lidhja e kësaj klinike me familjen e mjekut, pasi rezulton se ajo është e regjistruar në emër të babait të Edmond Gashit, Halil Gashi.

Prokuroria ka hetuar mënyrën e orientimit të pacientëve drejt strukturës private dhe marrëdhëniet që dyshohet se kanë ekzistuar mes personave të përfshirë në këtë skemë.

Ndërkohë, një pjesë e personave të hetuar në kuadër të dosjes së Onkologjikut ishte dërguar më herët për procedim në Prokurorinë e Tiranës, për shkak të kompetencës.

Me përfundimin e hetimeve për tre të pandehurit e mësipërm, çështja kalon tashmë në fazën e shqyrtimit paraprak nga gjykata, e cila do të vlerësojë kërkesën e SPAK për dërgimin e tyre në gjykim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.