Prokurori Special në filmimet e Ergys Agasit? Zbardhet reagimi i SPAK
Pas raportimeve në media se një prokuror i SPAK është filmiar në zyrën e biznesmenit Ergys Agasi, spak në një përgjigje për WebLajm.com deklaron se ska asnjë prokuror në hetim dhe ska dërguar asnjë fletëthirrje. Ndërsa gjithçka është publikuar në media për këtë prani, SPAK nuk e mohon.
Në disa versione raportimi ka qenë me emër dhe inicale. Referuar burimeve zyrtare për weblajm.com prani e një prokurori qëndron në provat e administruara nga Spak dhe ai është një prej 20 hetuesve aktual. Teksa ende mbetet sekret se cili është hetuesi, të njëjta burime sqaruan se aludimet për një prej prokurorëve kandidat për Kryeprokuror janë FakeNews.
Kërkesa për Informacion
Përshëndetje,
Në mbështetje të Ligjit nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit”, veçanërisht nenit 3, që garanton të drejtën e çdo personi për t’u njohur me informacionin publik, si dhe në funksion të interesit publik për transparencën dhe integritetin e institucioneve të drejtësisë, ju drejtohem me këtë kërkesë për informacion.
Në ditët e fundit, në disa media është raportuar se një prokuror i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) është shfaqur në pamje filmike, teksa takohet në ambientet e zyrës së biznesmenit Ergys Agasi, aktualisht subjekt i një procedimi penal të hetuar nga SPAK.
Për sa më sipër, lutem të më informoni:
- A ka nisur SPAK hetim dhe ka regjistruar, për efekt të procedimit penal, emrin e ndonjë prej 20 prokurorëve të SPAK?
- A është marrë në pyetje ndonjë prej 20 prokurorëve dhe dërguar fletëthirrje për efekt të verifikimit dhe sqarimit të këtyre raportimeve?
Duke pasur parasysh se çështja është bërë objekt i raportimeve publike dhe se informacioni lidhet me veprimtarinë e një institucioni të drejtësisë dhe me integritetin e funksionarëve të tij, vlerësoj se një sqarim zyrtar do të ishte në interes të publikut dhe do të ndihmonte në dallimin midis fakteve të verifikuara dhe raportimeve të pasakta apo të pakonfirmuara.
Në këtë kuadër, përgjigjja juaj do të ishte e rëndësishme edhe për të shmangur që vetë SPAK të bëhet, pa dashje, pjesë e qarkullimit të informacioneve të pavërtetuara apo denigruese ndaj një prej prokurorëve të tij.
Ju falënderoj paraprakisht për përgjigjen dhe transparencën.
Me respekt,
Gazetar Arsen RUSTA / WebLajm.com
Përgjigja
Pershendetje Arsen,
Se pari uroj te jeni mire!
Në përgjigje të kërkesës suaj, e protokolluar në Prokurorinë e Posaçme më 2.10.2026, ju informojmë si vijon:
Në lidhje me raportimet e fundit, sqarojmë se nuk është regjistruar emri i asnjë prej prokurorëve të SPAK, në kuadër te procedimit penal objekt i pyetjes dhe asnjë prej tyre nuk është thirrur për t’u marrë në pyetje në lidhje me këto raportime.
Në përgjigje të pyetjes së dytë, ju informojmë se asnjërit prej 20 prokurorëve nuk i është dërguar fletëthirrje për efekte verifikimi apo sqarimi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



