E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FSHIJE VIDEON! MOS SHKATËRRO NJË JETÉ!
Lajme

FSHIJE VIDEON! MOS SHKATËRRO NJË JETÉ!

Unë njoh 12 gra, jeta e të cilave është shkatërruar brenda 2 orësh, ditën e mërkurë. 12 gra që nuk kishin bërë asgjë. Asgjë, përveçse të kishin fatin e keq për të ndërtuar marrëdhënie intime me një njeri që abuzoi me besimin e tyre. Fatin e keq që ato video, për të cilat jam e bindur se nuk e kanë dhënë pëlqimin, u publikuan, edhe pse nuk kanë asnjë interes publik.

Jo! Ato materiale nuk kanë interes publik! Sepse kurioziteti publik, perversiteti publik, nuk është interes publik!

Po. Dhe. gjërave duhet t’u vëmë emrin e vet.

Ai që vuri kamerën dhe filmoi njerëz që nuk e dinin, nuk bëri “skandal”. Bëri krim.

Ai që i nxori ato pamje andej nga ishin, nuk “rrodhi informacion”. Edhe ai bëri krim.

Edhe ai që i hodhi online, duke e quajtur veten “gazetar”, nuk bëri gabim profesional. Ai ndërroi zanat. Sepse gazetaria ka një detyrë që e ndan nga tregtia: të mbrojë atë që nuk mbrohet dot vetë.

Por ka diçka që më habit.

A nuk ju duket e çuditshme që ato 12 gra po bëhen mish për top në sezonin më të madh të skandaleve të kësaj qeverie?

A nuk ju duket e çuditshme që nga flamingot po na detyrojnë të merremi me video erotike që s’kanë lidhje me politikën?

Në të vërtetë, ato nuk janë vetëm 12 gra…

Janë 120 gra…

Janë 1200,

12,000 e më shumë gra.

Ne i takojmë çdo mëngjes kur vijnë të denoncojnë; shohim përditë atë që u ndodh; viktima të hakmarrjes pornografike. Nuk na kanë bërë asgjë dhe i godasim me gurë… jo në rrugë, por në rrjete, në chate, në meme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.