E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I dënuar me mbi 21 vite burg nga Italia, 40-vjeçari arrestohet në Sauk
Lajme

I dënuar me mbi 21 vite burg nga Italia, 40-vjeçari arrestohet në Sauk

Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Tiranë, pas lokalizimit të tij në zonën e Saukut. Operacioni është zhvilluar nga strukturat e FAST Albania, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Në kuadër të operacionit “FAST”, shërbimet Operacionale të Sektorit për Kërkimin FAST Albania kanë identifikuar dhe lokalizuar shtetasin Ornado Çeta, i njohur edhe me aliasin Ceta, 40 vjeç, banues në Tiranë.

Çeta është ndaluar me qëllim ekstradimin drejt Italisë, ku ndaj tij rëndon një dënim i gjatë me burgim. Gjykata e Apelit e Triestes e ka dënuar me 21 vjet, 9 muaj e 20 ditë burg për disa vepra penale të rënda.

Sipas vendimit të autoriteteve italiane, 40-vjeçari është dënuar për “Vjedhje të rënda”, “Mashtrim”, “Trafikim të lëndëve narkotike”, “Plagosje”, “Kanosje” dhe “Kundërshtim të punonjësve të policisë”.

Nga dënimi i dhënë nga drejtësia italiane, Çetës i mbeten për të vuajtur më shumë se 20 vite burgim.

Arrestimi në Tiranë është kryer pas punës për lokalizimin e tij nga strukturat FAST Albania. Tashmë çështja ka kaluar në fazën e procedurave ndërkombëtare për transferimin e tij drejt Italisë.

Interpol Tirana ka nisur bashkëpunimin me Interpol Romën për përfundimin e procedurave të nevojshme të ekstradimit të 40-vjeçarit në shtetin italian, ku pritet të vuajë pjesën e mbetur të dënimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.