E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Me armë dhe fishekë në makinë, kapet 38-vjeçari në Tiranë
Lajme

Me armë dhe fishekë në makinë, kapet 38-vjeçari në Tiranë

Një 38-vjeçar nga Durrësi ka përfunduar në prangat e Policisë së Tiranës, pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri dhe municion në automjet.

Operacioni policor është zhvilluar në kuadër të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje. Sipas Policisë, aksioni u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale Tiranë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Ngjarja është regjistruar në rrugën “Perlat Rexhepi”, ku efektivët kanë ndaluar për kontroll automjetin që drejtohej nga shtetasi me inicialet D. K., 38 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit të makinës, policia ka gjetur në çantën marsup të drejtuesit një pistoletë, ndërsa poshtë sediljes së shoferit janë konstatuar edhe 23 fishekë.

Arma dhe municioni janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale.

Në përfundim të veprimeve, 38-vjeçari D. K. është arrestuar në flagrancë dhe ndaj tij është ngritur akuza për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Operacioni është koduar “Gjurma”, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e hetimeve dhe veprimeve të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.