E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bëri disa vjedhje në biznese, arrestohet polaku në Krujë
Lajme

Bëri disa vjedhje në biznese, arrestohet polaku në Krujë

Një shtetas polak ka përfunduar në prangat e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se është autor i tre vjedhjeve të kryera gjatë javës së fundit në qytet.

I arrestuari është 27-vjeçari me inicialet T. F., banues në Angli, i cili sipas hetimeve paraprake lëvizte me biçikletë nëpër Krujë dhe dyshohet se shfrytëzonte lëvizjet e tij për të kryer vjedhjet.

Operacioni policor i koduar “Çiklisti” u finalizua pas hetimeve të nisura në vijim të kallëzimeve për vjedhje të pronës dhe pasurisë.

Sipas Policisë, gjatë javës së fundit 27-vjeçari dyshohet se ka hyrë në disa hotele dhe lokale, prej nga ka marrë shuma parash, një celular dhe sende të tjera.

Gjatë kontrollit, efektivët gjetën dhe sekuestruan si prova materiale një celular, një shumë parash, si dhe biçikletën që dyshohet se është përdorur nga 27-vjeçari gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Hetuesit vijojnë punën për të dokumentuar nëse shtetasi polak është i përfshirë edhe në raste të tjera të ngjashme të regjistruara në zonë.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurori për vijimin e hetimeve, ndërsa 27-vjeçari akuzohet për veprën penale “Vjedhja”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.