Doli te videot +18, këngëtarja nga Kosova shkon me emra në polici
Tregon emrin e personit që akuzon për shpërndarjen
Ndërsa videot intime të regjistruara nga kamerat e sigurisë në banesën e kompozitorit Adrian Hila vijojnë të qarkullojnë në internet, një prej grave që shfaqet në pamje ka bërë denoncimin e parë në polici.
Bëhet fjalë për këngëtaren nga Kosova, Egzona Ademi, e cila ka dhënë deklarimet e saj për rrethanat e ngjarjes dhe ka denoncuar personin që dyshon se ka shpërndarë materialet. Në dëshminë e saj, Ademi ka përjashtuar Adrian Hilën nga dyshimet për nxjerrjen e videove.
Këngëtarja ka përmendur me emër një person që, sipas saj, ka qenë ndër të parët që ka publikuar pamjet në portale, duke e bërë përgjegjës për përhapjen e materialeve intime.
Në kuadër të hetimit, policia ka marrë deri tani katër deklarime. Përveç Egzona Ademit, janë pyetur edhe këngëtaret Eli Fara dhe Blerina Matraku, si dhe vetë kompozitori Adrian Hila.
Gjatë dëshmisë së tij, Hila ka pretenduar se pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë në ambientet private janë siguruar në mënyrë të paligjshme. Ai ka deklaruar se sistemet e kamerave janë hakeruar dhe se videot nuk janë nxjerrë prej tij.
Kompozitori po hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “ndërhyrje e padrejtë në jetën private”. Sipas parashikimeve të Kodit Penal, kjo vepër dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.
Në kuadër të verifikimeve, policia ka kontaktuar gjithashtu me këngëtarin e ri Gentian Hoxha, i cili shfaqet në disa prej pamjeve intime me kompozitorin. Në deklarimin e tij, Hoxha ka pohuar se marrëdhënia ka qenë konsensuale dhe se ka nisur pasi ai kishte arritur moshën madhore.
Ndërkohë, Policia e Tiranës ka referuar materialet në Prokurori, ndërsa hetimi po zhvillohet për disa vepra penale që lidhen me përgjimin dhe ndërhyrjen e paligjshme në të dhënat kompjuterike, keqpërdorimin e pajisjeve dhe cenimin e jetës private.
Në fokus të hetimit mbetet mënyra se si janë siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë, personat që kanë pasur akses në to, si dhe zinxhiri përmes të cilit materialet kanë përfunduar fillimisht në portale dhe më pas në rrjete sociale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



