E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK i sekuestron telefonin ish-drejtorit juridik të KAYO
Lajme

SPAK i sekuestron telefonin ish-drejtorit juridik të KAYO

Hetimi i SPAK për çështjen KAYO është zgjeruar me sekuestrimin e telefonit të ish-drejtorit juridik të kompanisë, Ardit Hysa.

Sekuestrimi i pajisjes elektronike është kryer nga BKH, me vendim të GJKKO-së, në kuadër të veprimeve hetimore që po zhvillohen për të dokumentuar komunikimet dhe aktivitetet që lidhen me çështjen.

Hysa bëhet personi i fundit në një seri emrash, telefonat e të cilëve janë sekuestruar gjatë ditëve të fundit. Më herët, sipas të dhënave të bëra publike, janë marrë celularët e biznesmenit izraelito-amerikan Ron Yeffet, sipërmarrëses Arjeta Puca, ish-drejtorit të kabinetit të Pirro Vengut, Aleks Marku, si dhe drejtuesit të KAYO-s, Ardi Veliu.

Pajisjet pritet t’i nënshtrohen ekspertimit, me qëllim nxjerrjen dhe analizimin e komunikimeve, dokumenteve apo materialeve të tjera që mund të kenë lidhje me objektin e hetimit dhe kompanitë që operojnë në industrinë e mbrojtjes.

Në kuadër të të njëjtit hetim janë sekuestruar gjithashtu edhe disa kamera sigurie, të cilat pritet të analizohen nga grupi hetimor.

Hetimi drejtohet nga kreu i SPAK, Klodian Braho, ndërsa në këtë fazë Prokuroria e Posaçme po heton për dyshimet lidhur me veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Ekspertimi i telefonave dhe administrimi i materialeve të tjera të sekuestruara pritet t’u japë hetuesve të dhëna të reja mbi komunikimet dhe marrëdhëniet mes personave dhe subjekteve që janë pjesë e këtij hetimi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.