E premte, 16 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bojkoti te “Ismail Qemali”, nxënësit ndezin zjarr para shkollës
Lajme

Bojkoti te “Ismail Qemali”, nxënësit ndezin zjarr para shkollës

Protesta e nxënësve dhe studentëve kundër qeverisë po përfshin edhe shkollat e mesme të Tiranës. Në disa gjimnaze, përfshirë “Ismail Qemalin”, nxënësit kanë bojkotuar mësimin dhe kanë kërkuar të dalin nga ambientet shkollore për t’iu bashkuar tubimit që vijon prej dy ditësh në kryeqytet.

Situata është shoqëruar me tensione që në orët e mëngjesit. Para gjimnazit “Ismail Qemali” është konstatuar një vatër e vogël zjarri, ndërsa nga zona janë dëgjuar thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”.

Nxënës nga Kamza nisen drejt Tiranës

Ndërkohë, mobilizimi nuk është kufizuar vetëm në kryeqytet. Edhe gjimnazistë nga Kamza kanë lënë mësimin dhe janë nisur drejt Tiranës, me synimin për t’iu bashkuar protestës.

Mobilizimi i të rinjve vijon që dy ditë

Bojkoti në disa shkolla dhe lëvizja e nxënësve drejt qendrës së kryeqytetit shënojnë vijimin e mobilizimit të të rinjve, i cili nisi dy ditë më parë. Pritet të shihet nëse protestës do t’i bashkohen edhe nxënës të shkollave të tjera gjatë ditës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.