Gjimnazistët ta dhanë përgjigjen me bojkot zoti Autokrat
Nuk të shpëton dot as Berisha!
Bojkoti masiv i gjimnazeve dhe shkollave të mesme, në mbështetje të protestës së studentëve, është përgjigjja më e saktë ndaj kërcënimeve të Edi Ramës këtë mëngjes. Kur kryeministri zgjedh gjuhën e presionit në vend të përgjigjeve, të rinjtë kanë të drejtë t’i tregojnë se zëri i tyre nuk shuhet me deklarata.Autokrati ynë gaboi rëndë.
Pas protestës së 14 tetorit, Rama foli për studentët si “e ardhmja”, por shpejt e zhvendosi debatin te opozita dhe Sali Berisha. Premtoi dialog, ndërsa në të njëjtën kohë ndërtoi një përplasje politike që i lë shqetësimet konkrete të të rinjve në hije. Studentët nuk kanë nevojë për fjalë të bukura. Kanë nevojë të dëgjohen dhe të marrin përgjigje.
Tani radha është e gjimnazistëve dhe nxënësve të shkollave të mesme. Një bojkot masiv, i organizuar dhe paqësor sot është një mesazh i qartë solidariteti: protestuesit nuk janë vetëm. Kur të rinjtë bashkohen për të kërkuar llogari, pushteti nuk mund ta paraqesë më revoltën si zhurmë të një grushti njerëzish.
Rama mund të sulmojë opozitën e Berishës sa të dojë, por nuk mund t’i shmanget pyetjes që i bëjnë studentët. Dhe nuk mund ta quajë çdo kundërshtim sulm ndaj Shqipërisë apo pengesë për rrugën europiane. Europa nuk është mburojë për pushtetin; është edhe e drejta për të protestuar, për të kërkuar përgjigje dhe për të mos u frikësuar nga kërcënimet.
Tani nuk të mbron dot më as Berisha, Edi Rama. Kjo nuk është përballje mes teje dhe opozitës. Është përballje me një brez që nuk pranon t’i flitet me kërcënime dhe të trajtohet si dekor në fjalimet e tua.
Gjimnazistët e mbështetën protestën e studentëve me bojkot masiv dhe paqësor. Përgjigjuni presionit me bashkim, me zë dhe me qëndresë qytetare. Nxënësit nuk janë armë e askujt; janë qytetarë të rinj që kanë të drejtë të kërkojnë një të ardhme më të mirë këtu ndërsa më shumë se gjysma e ekipit tënd zoti Rama është në dyert e drejtësisë pér korrupsion. Gjej mbrojtje tek Sara Mile dhe Zegjineja tani e tutje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



