“Socialisti fake” i Bashës/ Reagon Balla: E ka thënë mirë Jozefina…
Në axhendën e PD-së paralajmërohej se në podium do dilte edhe një anëtar i Partisë Socialiste i cili sipas PD-së është zhgënjyer nga qeverisja e Ramës.
Mirëpo sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla, ka nxjerrë bllof PD-në për rastin në fjalë. Në foto duket qartë se ” i panduari” i PS është përdorur nga Partia Demokratike edhe në zgjedhjet lokale në Dibër.
“Lulzim, e bëre zbor këtë gjoja “socialistin”. E nxorre edhe para dy vitesh në një takim elektoral në Dibër. Nuk ka qenë asnjëherë anëtar i Partisë Socialiste ky.
Siç ka thënë me të drejtë Jozefina Topalli: “Luli t’rren edhe kur e pyt sa asht ora”. Edhe sot gënjeu.”


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



