Kaos në rrugët e Tiranës, i vihet flaka një godine te Rruga e Durrësit
Një tjetër godinë është përfshirë nga flakët në Rrugën e Durrësit në Tiranë, në vijim të tensioneve gjatë protestës së të rinjve në kryeqytet.
Bëhet fjalë për një ndërtesë të braktisur, e cila është përfshirë nga zjarri, ndërsa rrethanat e incidentit mbeten ende të paqarta.
Në vendngjarje është parë edhe një punonjës policie me një bombol gazi, teksa përgatitej të ndërhynte për të shuar flakët.
Ngjarja vjen në një moment kur protesta është shoqëruar me përplasje në disa zona të Tiranës, duke rritur tensionet në rrugët e kryeqytetit.
Deri më tani, nuk ka informacion të plotë mbi shkaqet e zjarrit apo përmasat e dëmeve të shkaktuara në godinën e braktisur.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



