Tensione në Tropojë, gjimnazistët hedhin gurë drejt Bashkisë dhe Pallatit të Kulturës
Protestat e të rinjve janë përhapur edhe në Tropojë, ku disa gjimnazistë kanë dalë në rrugët e qytetit të Bajram Currit për t’iu bashkuar mobilizimit.
Të rinjtë janë grumbulluar fillimisht në sheshin kryesor, ku situata është shoqëruar me incidente. Gjatë tubimit, ata kanë hedhur gurë në drejtim të godinës së Bashkisë Tropojë dhe Pallatit të Kulturës.
Ndërkohë, raportohen edhe kosha mbeturinash të djegur në zonën e Inxhinierisë, në një tjetër moment të tensionuar të protestës.
Pas incidenteve, gjimnazistët kanë vijuar marshimin në rrugët e Bajram Currit, duke e shtrirë protestën në pjesë të tjera të qytetit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



