E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aktori Hervin Çuli: Shteti ka rënë, ka mbetur të marr armën
Lajme

Aktori Hervin Çuli: Shteti ka rënë, ka mbetur të marr armën

Aktori dhe regjisori Hervin Çuli ka bërë të ditur se hyrja e banesës së tij është vandalizuar, ndërsa ai dyshon se ngjarja mund të ketë lidhje me qëndrimet e shprehura publikisht kundër dhunës gjatë protestave.

Çuli tregoi se kur u kthye në banesë, gjeti një shenjë në derë që e konsideroi kërcënuese. Ai tha se është i identifikueshëm lehtësisht dhe se ditët e fundit kishte publikuar shkrime lidhur me zhvillimet e protestës.

Regjisori theksoi se nuk shkruan për interesa personale apo për të mbrojtur qeverinë, por për të kundërshtuar dhunën. Sipas tij, shkrimet e tij kanë qenë kritike edhe ndaj qeverisë, ndërsa shprehu shqetësimin se njerëzit që shprehin publikisht mendimet e tyre mund të bëhen objekt sulmesh.

“Kur hapa derën e shtëpisë gjeta një shenjë që s’më pëlqeu”, tregoi Çuli, duke shtuar se jeton në një lagje ku identiteti i tij nuk është i vështirë për t’u zbuluar.

Gjatë bisedës, ai ngriti shqetësimin për sigurinë personale dhe për përgjegjësinë e shtetit në mbrojtjen e qytetarëve. “Detyra e shtetit është të mbrojë jetën e individit”, u shpreh regjisori.

Çuli përdori gjithashtu tone të forta për të përshkruar situatën që, sipas tij, po përjeton vendi, duke deklaruar se institucionet nuk po garantojnë sigurinë e qytetarëve. Ai përmendi edhe frikën që i shkakton kjo situatë, duke kujtuar përvojën e vitit 1997.

Në fund, regjisori vuri në dukje se, përtej qëndrimeve të tij politike dhe kritikave ndaj qeverisë, kundërshtimi i dhunës ka qenë thelbi i reagimeve të tij publike. Deri në këtë moment, nuk ka të dhëna të tjera që të sqarojnë autorët e vandalizimit apo të konfirmojnë motivin e ngjarjes.

“Kur hapa derën e shtëpisë gjeta një shenjë që s’më pëlqeu. Diçka që nxjerr njeriu nga trupi i tij me një X të madh. Unë jam njeri i thjeshtë, jetoj në një lagje jo të paqtë, por jam i identifikueshëm. Kam bërë disa shkrime në lidhje me protestën.

Besoj se është për shkak të këtyre reagimeve, jam i identifikueshëm kollaj, njerëzit më gjejnë. Unë nuk kam vila, nuk jetoj si Edi Rama. Ne që themi fjalën tonë dhe jemi njerëz të thjeshtë, mund të themi fjalën tonë. Shteti ka rënë, unë do të mbyll qepenat, të marr një armë dhe të ruaj veten.

Shteti ka rënë, Edi Rama ka rënë. Ai djali sapo më tha rrugës se është shoku i ngushtë i vajzës sime. Se nuk dua ta zmadhoj këtë çështje (emocionohet). Vajza ime është kundër meje ndoshta, unë kam përjetuar 1997-ën. Unë nuk bëj shkrime për interes, bëj shkrime kundër dhunës.

Shkrimet tregojnë se nuk mbroj një qeveri të korruptuar që kam 4 vite që i bie. Jam njeri i braktisur tashmë, edhe nga punët më kanë lënë në harresë, puna e tyre, janë në pushtet. Detyra e shtetit është të mbrojë jetën e individit, por edhe ana tjetër ka një kulturë agresive”, u shpreh mes të tjerash Çuli në emisionin “Top Story”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.