E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I vihet zjarri Komisariatit numër 3 në Tiranë
Lajme

I vihet zjarri Komisariatit numër 3 në Tiranë

Protestat në Tiranë kanë marrë një tjetër kthesë të tensionuar mbrëmjen e kësaj të diele. Protestuesit janë zhvendosur në afërsi të Komisariatit të Policisë nr. 3, ku është regjistruar një zjarrvënie.

Situata në zonë është përshkallëzuar, ndërsa pamjet filmike tregojnë zhvillimet pranë godinës së komisariatit.

Sipas informacioneve paraprake, flakët janë shfaqur në ambientet e Komisariatit nr. 3, duke bërë që efektivët e policisë të ndërhyjnë për të marrë masat e nevojshme dhe për të shuar zjarrin.

Ngjarja vjen në një mbrëmje të tensionuar në kryeqytet, ku protestat janë shoqëruar me përplasje dhe dëmtime të pronës.

Rrethanat e plota të zjarrvënies dhe pasojat e saj mbeten për t’u sqaruar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.