E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pedagogët të vendosur, paralajmërojnë bojkot total deri në grevë urie
Lajme

Pedagogët të vendosur, paralajmërojnë bojkot total deri në grevë urie

Profesori Enver Bytyçi ka paralajmëruar përshkallëzimin e mbështetjes së pedagogëve për protestën studentore, duke bërë thirrje për bojkot të plotë të procesit mësimor, jo vetëm në universitete, por edhe në shkolla.

I pranishëm në marshimin e pedagogëve drejt Kryeministrisë, Bytyçi deklaroi se trupa akademike dhe mësuesit duhet të qëndrojnë në krah të studentëve, ndërsa kërkoi ndalimin e dhunës ndaj protestuesve. Sipas tij, mbështetja për të rinjtë duhet të vijojë çdo ditë dhe të mos përjashtojë as format më të forta të protestës.

Thirrja për bojkot dhe grevë urie

“Lëvizja do të vijojë me një thirrje të fuqishme: bojkot total, jo vetëm në universitete, por dhe në shkolla. Duhet të ndalet dhuna, ky është kusht për qeverinë. Pedagogët, trupa mësimore, do të jenë në shesh çdo ditë. Do t’i mbështesim deri në grevë urie studentët”, u shpreh profesori.

Bytyçi pranoi gjithashtu se mbështetja e komunitetit akademik për studentët duhej të kishte qenë më e fortë që në protestat e vitit 2018. Ai e cilësoi këtë si një detyrim të papërmbushur ndaj të rinjve, të cilët sot po kërkojnë mbështetje përballë situatës së krijuar.

“Të rinjtë duhet t’i kishim mbështetur që në 2018. I kemi hyrë në hak studentëve”, deklaroi ai.

Pedagogët dhe studentët në protestë para Kryeministrisë

Thirrja e profesorit vjen në një moment kur pedagogë, akademikë dhe studentë janë bashkuar në protestë para Kryeministrisë. Paralajmërimi për bojkot të mësimit në të gjitha nivelet arsimore dhe mundësinë e një greve urie sinjalizon gatishmërinë e shprehur nga Bytyçi për ta zgjeruar angazhimin në mbështetje të studentëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.