E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Daniela ,13-vjeçarja që ndihmon familjen në mal me punët e fshatit, mahnit jurinë e ‘The Voice of Albania’
Publik News

Daniela ,13-vjeçarja që ndihmon familjen në mal me punët e fshatit, mahnit jurinë e ‘The Voice of Albania’

Në një nga emisionet më të ndjekura siç është “The Voice of Albania”, ku fëmijët shfaqin aftësitë e tyre, ka marrë pjesë edhe një vogëlushe nga Kukësi, Daniela 13- vjeçare.

Daniela Toçe jeton me motrat dhe vëllanë e saj me gjyshërit në qytet ku vijon klasën e shtatë, por në fundjavë ajo shkon në mal tek prindërit dhe i ndihmon ata me bagëtinë dhe me punët në bujqësi.

Me ëmbëlsinë e saj dhe përkushtimin, me dashurinë për punën që e vogël, e rritur në varfëri, por e mbështetur fuqimisht nga një familje e dashur, Daniela ka kultivuar një zë brilant.

Daniela u paraqit me këngën “Me ty” të Elvana Gjatës dhe zëri i saj plot emocion bëri që të fitojë zemrat e jurisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.