Begaj fton partitë për caktimin e datës së zgjedhjeve, PD bojkoton tryezën
Presidenti Bajram Begaj ka nisur procedurën për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore të vitit 2027, duke ftuar partitë politike në konsultime që do të zhvillohen më 30 tetor në Pallatin e Brigadave.
Ftesa u është dërguar forcave politike që kanë përfaqësues në Kuvend, me qëllim diskutimin për datën e zgjedhjeve të ardhshme lokale. Takimi do të shënojë nisjen e konsultimeve përpara dekretimit zyrtar të datës së votimit.
Megjithatë, tryeza e thirrur nga kreu i shtetit do të zhvillohet pa pjesëmarrjen e Partisë Demokratike. PD ka vendosur të mos marrë pjesë në konsultime, ndërsa Partia Socialiste dhe përfaqësues të forcave të tjera politike kanë pranuar ftesën.
Zgjedhjet vendore pritet të mbahen në një nga të dielat e para të majit 2027. Data përfundimtare do të përcaktohet nga Presidenti i Republikës përmes dekretit përkatës, në përputhje me procedurat kushtetuese.
Me nisjen e konsultimeve, partitë politike pritet të diskutojnë mbi kalendarin e zgjedhjeve që do të përcaktojnë drejtimin e bashkive në të gjithë vendin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



