E enjte, 29 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama “u mbyll derën” studentëve, por “hap thesin” për “Ronët” e Mbrojtjes!
Ekonomi

Rama “u mbyll derën” studentëve, por “hap thesin” për “Ronët” e Mbrojtjes!

Ndonëse kryeministri Edi Rama trumbetoi më të madhe rritjen e buxhetit për vitin e ardhshëm duke tejkaluar shifrën mbi 10 miliardë euro, mbështetja publike për dy sektorët më jetikë të ekonomisë që janë shëndetësia dhe arsimi do të ulet.

Shifrat zyrtare dëshmojnë se prioritetet financiare të qeverisë janë zhvendosur larg nevojave bazë të popullsisë, duke u orientuar me ritme masive drejt dikasterit të Mbrojtjes.

Të dhënat e buxhetit tregojnë se fondet për arsimin pësojnë një rënie reale në raport me madhësinë e ekonomisë. Ndonëse në vlerë absolute shpenzimet për këtë sektor rriten me 2.8 miliardë lekë, ndaj Prodhimit të Brendshëm shifra zbret nga 2.54% që është këtë vit, në vetëm 2.51% e PBB-së në vitin 2027.

Rama sfidon studentët/ Qeveria ul fondet për arsimin dhe

Ndonëse studentët janë derdhur rrugëve duke protestuar me revoltë për kushtet e arsimit, qeveria jo vetëm që nuk e reflektuar, por ka ulur më tej mbështetjen për këtë sektor.

Ulja e shpenzimeve publike për arsimin tregon se arsimimi i brezit të ri jo vetëm që nuk po ndjek ritmin e zhvillimit ekonomik të vendit, por po lë shkollat dhe universitetet pa mbështetjen e nevojshme në një kohë krize demografike.

Shëndetësia, rritje të papërfillshme
As sektori i Shëndetësisë nuk paraqet ndonjë ndryshim madhor që do të përmirësonte ndjeshëm shërbimin apo do të lehtësonte xhepat e pacientëve.

Pesha e saj ndaj PBB-së rritet në mënyrë pothuajse të padukshme dhe krejtësisht të papërfillshme, duke shkuar nga 2.91% në vitin 2026 në vetëm 2.93% në vitin 2027.

Rama sfidon studentët/ Qeveria ul fondet për arsimin dhe

Për investime kapitale në spitale e pajisje mjekësore janë parashikuar vetëm 5.73 miliardë lekë, një shifër minimale që vështirë se mund të sjellë transformimin e trumbetuar në shërbimin spitalor publik.

Paratë orientohen drejt Mbrojtjes
Përpara se fondet të shkojnë për shërbimet sociale, arsimore apo shëndetësore, qeveria ka vendosur të bëjë një marshim të fortë në financimin e sektorit të Mbrojtjes. Ky funksion pëson një kërcim rekord në projektbuxhet, duke u rritur nga 1.54% e PBB-së (43 miliardë lekë) në vitin 2026, në 2.08% e PBB-së (mbi 61 miliardë lekë) në vitin 2027.

Rama sfidon studentët/ Qeveria ul fondet për arsimin dhe

Ky zgjerim masiv prej rreth 18 miliardë lekësh më shumë tregon qartë se ku po digjen burimet kryesore të rritjes së të ardhurave të shtetit shqiptar, ku vetëm për investime kapitale për ushtrinë dhe angazhimet ndaj NATO-s janë alokuar plot 38.89 miliardë lekë.

Ndonëse rritja e shpenzimeve për mbrojtjen është një angazhim që buron nga anëtarësimi në NATO, rreziku është që ky mal parash nga taksat e qytetarëve të përfundojë në xhepat e klientëve të qeverisë përmes kontraktimeve kontroverse si mekanizmi i KAYO-s./KAPITALI

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.