E enjte, 29 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pasi “kopsiti” Veliajn, Sadleva i delegon kompetencat te zëvendësi
Lajme

Pasi “kopsiti” Veliajn, Sadleva i delegon kompetencat te zëvendësi

Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo, ka vendosur t’i delegojë për disa ditë kompetencat e saj zëvendësdrejtorit Anesti Kapllani, sipas një shkrese të datës 29 tetor.

Vendimi parashikon që delegimi të jetë në fuqi nga mëngjesi i sotëm deri më 1 nëntor. Deri tani, nuk janë bërë të ditura arsyet që kanë çuar në këtë vendimmarrje.

Lëvizja vjen pas transferimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga burgu i Durrësit në institucionin e vuajtjes së dënimit në Fier. Ky transferim ka shkaktuar reagime dhe debat politik, ndërsa vetë Veliaj ka ngritur pretendime për kushtet dhe trajtimin pas mbërritjes në burgun e ri.

Për momentin, nuk ka një shpjegim zyrtar që të lidhë delegimin e kompetencave të Bodos me transferimin e Veliajt. Megjithatë, afërsia kohore mes dy zhvillimeve ka ngritur pikëpyetje mbi arsyet e vendimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.