E premte, 30 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basti i fituar i Demokracisë në Izrael!
Lajme

Basti i fituar i Demokracisë në Izrael!

Publikuar nga Andi Myrta

Zgjedhjet e 27 Tetorit 2026, në Izrael ishin një fitore e madhe e demokracisë së vetëme në Lindjen e Mesme.

Dhe kjo nuk ishte deri të martën një bast që kushdo e vinte, por ai bast u fitua .

Vota nxori tre fitues, Netanyaun, Eisenkot dhe partitë e bllokut arabë.

Nuk jemi para fundit të epokës së Netanyahut.

Por jemi në fundin e epokës në të cilën Netanyahu mund të qeveriste i vetëm me të djathtën radikale dhe partitë fetare.

Kryeministri mbetet i domosdoshëm, por ai nuk është më i vetëmjaftueshëm.

Dhe është pikërisht ky ekuilibër midis fituesve, asnjëri prej të cilëve nuk mund të qeverisë i vetëm, që e bën unitetin kombëtar rezultatin më të mundshëm.

Vota shënon një ndryshim të thellë në shoqërinë izraeliane dhe sinjali më i fortë vjen nga arabët izraelitë.

Pjesëmarrja kombëtare arriti në 77.7%, më e larta që nga viti 1999, dhe pjesëmarrja e arabëve gati 80%. Për herë të parë, sipas vlerësimeve paraprake, arabët votuan në mënyrë proporcionale më shumë se hebrenjtë.
Shifra më simbolike vjen nga Jerusalemi Lindor.

11,000 palestinezë me shtetësi izraelite votuan, duke trefishuar shifrën e mëparshme dhe duke thyer një bojkot që kishte zgjatur që nga viti 1967.
Kjo tregon se tabuja e shtetit sionist po shembet midis arabëve. Votimi për Knessetin ( parlamenti i Izraelit) do të thotë njohja e institucioneve të Izraelit si vendi ku mbrohen të drejtat e të gjithë popullit.

Është kundërshtimi më i qartë i narrativës së Hamasit dhe Iranit, të cilat e portretizojnë Izraelin si një entitet që duhet zhdukur.

Këtu duhet bërë një dallim i qartë midis dyshimit për ndërhyrje të huaja dhe votës popullore. Financuesit e mundshëm të huaj, të cilët duhet të ndiqen penalisht me rigorozitet, janë një gjë.

Votuesit arabë, të cilët ushtruan një të drejtë, janë një gjë tjetër.

Policia ka hedhur poshtë akuzat e Likud për zgjedhje të “vjedhura”, duke deklaruar se nuk ka prova që i mbështesin ato. Eisenkot bën thirrje për një hetim të plotë, por paralajmëron kundër përdorimit të hetimit për të vonuar inaugurimin e Knessetit.

Nëse Doha dhe Ankaraja kërkuan të shfrytëzonin votën arabe, kjo ndodhi pikërisht sepse ajo votë tani ka rëndësi.

Pjesëmarrja mbetet një fitore për demokracinë izraelite; çdo ndërhyrje është një sulm kundër saj. Krahas arabëve, dy fituesit e tjerë përfaqësojnë Izraelin, duke bërë thirrje për forcë kundër Iranit, me Netanyahun, dhe ai që kërkon përgjegjësi pas 7 tetorit, me Eisenkot.

Asnjë nga tre identitetet nuk mund të qeverisë kundër të tjerëve, dhe uniteti kombëtar mund të jetë përgjigjja më e mirë politike.

Kush është arkitekti i një qeverie të unitetit kombëtar?

Trump është arkitekti potencial i unitetit kombëtar. Ai mbështeti Netanyahun gjatë fushatës zgjedhore, por burime pranë tij thonë se ai dëshiron të përjashtojë Ben-Gvirin, dhe me shumë mundësi Smotrichin, nga qeveria e ardhshme.

Arsyeja është strategjike: të dy votuan kundër marrëveshjes së tij për Gazën dhe kundërshtojnë qëndrimin e tij ndaj Bregut Perëndimor, ku Trump ka thënë se nuk do ta lejojë aneksimin, me operacionin e kolonëve e kundërshtuar masivisht nga opinioni amerikanë dhe ai europianë.

Një qeveri me Eisenkot dhe pa të djathtën ekstreme mund t’i shërbejë tre objektivave amerikane: stabilizimit të Gazës, zgjerimit të Marrëveshjeve të Abrahamit dhe hapjes së rrugës për normalizim me Arabinë Saudite.

Strategët politik te Trumpit, po shqyrtojnë madje një rotacion me Netanyahun si kryeministër fillimisht dhe Eisenkot pas tij.

Mbas mbylljes së kutive të votimit në 29 Tetor 2026, Izraeli dhe demokracia e saj dalin më të forta, mbas muajve ku vet identiteti i Shtetit në arenën planetare për brezat që vin u peshua me gjakun e viktimave të 7Tetorit, me heroizmin e IDF , me fitoren në kutin e votës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.